Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

yacht hotel sarande

 

🔴 Situata aktuale në akset rrugore:

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu