Policia e Kosovës mbylli të mërkurën një zyrë të institucioneve të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, duke nxitur reagimin e përfaqësuesve politik lokalë të mbështetur nga Beogradi, të cilët thanë se kjo është pjesë e fushatës parazgjedhore të kryeministrit Albin Kurti.

yacht hotel sarande

Autoritetet thanë se zyra funksiononte si pjesë e administratës tatimore të Ministrisë së Financave të Serbisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës”, ndërsa theksoi se Kosova do të vazhdojë të luftojë “çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve” të saj.

Mbyllja e zyrës nxiti reagimin e Listës Serbe, e cila tha se me “nxjerrjen në rrugë të 80 punëtorëve serbë, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij parazgjedhore, të cilën e drejton ekskluzivisht mbi kurrizin e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve tij”.

Kjo parti e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ndërsa certifikimi i saj u shndërrua në temë debatesh pasi që lëvizja Vetëvendosje në pushtet kundërshtoi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfshiu Listën Serbe në fletëvotim, me gjithë reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu