Në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë. Z.Balla shpreh mirënjohjen për të gjithë ata shqiptarët që 33 vjet më parë kërkuan një jetë më të mirë, që duke rrezikuar jetën e tyre u kthyen në simbolin e lirisë.

“Dita e sotme në mbarë globin i kushtohet sakrificave të pafundme dhe të papërshkrueshme të migrantëve. Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja. MIRËNJOHJE” thotë ministri Balla.

yacht hotel sarande

Pas kontributit të madh ekonimik me remitancat që dërgojnë në vendlindje prej dekadash, tashmë diaspora shqiptare për herë të parë do të luajë një rol tjetër të rëndësishëm, duke shprehur vullnetin politik me votën që zgjedh udhëheqjen e vendit të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Migrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në migrantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu