Parashqevi Simaku, këngëtarja ikonë e viteve ’80-’90, e zhdukur prej dekadash nga skena shqiptare u rikthye si një uragan në vëmendjen e opinionit publik pasi u shfaq në një kronikë televizive në Nju Jork.
Familjarët e këngëtares nga Kavaja kanë reaguar në lidhje me videon ku shprehen se kanë vite që kanë humbur kontaktet më ikonën e muzikës shqiptare dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo.
“Familja ka vite që e kërkon, e konsiderojnë të humbur prej 5 vitesh që kemi humbur kontaktet me të. E divorcuar prej vitesh, burri ka kujdestarinë e djalit dhe ka vazhuar jetën” janë shprehur për mediat familjarët e saj në Shqipëri, duke treguar madje se nëna e saj u nda nga jeta me dhimbje pa pasur afër të bijën.
Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili ishte nga ata që shpërndau videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.
View this post on Instagram
Parashqevi Simaku, e lindur në shtator të vitit 1966, debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Me zërin dhe talentin e saj, ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, duke marrë disa çmime të rëndësishme. Në vitin 1985, ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës me këngën “Në moshën e rinisë”, ndërsa në vitin 1988 triumfoi sërish me këngën “E duam lumturinë” të kompozuar nga Pirro Çako.
Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur me këngë të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, pas viteve ’90, ajo u tërhoq nga skena dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e çoi ëndrra e saj hollivudiane sië shprehej në intervistat e kohës.
Nga Hollivudi ku nuk arriti kurrë sot famën e riktheu si protagoniste e një qendre ndihmash për të pastrehët në Nju Jork.
Janë të panumërt shqiptarët që janë ofruar ta ndihmojnë duke propozuar edhe hapjen e një llogari Gofundme. Por nuk dihet sa do të mirëpritet kjo ndihmë nga zonja që shfaqet në video me fjalët: ne amerikanët… dhe e cila është shkëputur me dashje siç tregojnë të gjitha rrethanat çdo gjë shqiptare.