Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.
Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë.
Në stërvitjen e datës 27 tetor 2024 skuadra e Vushtrrisë do hasej me një situatë makthi.
22-vjeçari Erjon Morina pësoi një sulm në zemër, teksa futbollisti u dërgua në spital duke marrë ndihmën e parë.
Prej asaj pasditeje dhe deri këtë të enjte sulmuesi luftoi për të qëndruar në jetë, por nuk ia doli të mbijetonte.
Më parë Morina kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.