Një nga shumë grupet e rrezikshme sociale “Koridor” i njohur për shpërndarje të propagandës dhe videove e lajmeve nacionaliste serbe ka provokuar.
Këtë herë aty, janë shfaqur disa video nga veriu i Kosovës. Disa të rinj fytyrat e të cilëve nuk vërehen kanë djegur vargun e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë ata e kanë bërë mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flamurit.
“Mirëmëngjesi, duhet të jetë mirë kur e shihni këtë, apo jo?”, shkruan në përshkrimin e videove të shumta të momentit kur serbët djegin flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të lidhur me njëri-tjetrin.
Akte të tilla janë të ndaluara edhe me ligjet e Kosovës.
Në nenin 157 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës /Keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare, thuhet se kushdo që keqpërdor ose mban pa autorizim flamurin apo emblemën e Kombeve të Bashkuara, të Kryqit të Kuq ose të Shoqërisë së Hënës së Kuqe apo simbolet që korrespondojnë me to apo ndonjë tjetër emblemë ndërkombëtare që njihet si mbrojtje e objekteve të caktuara nga operacionet ushtarake, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet/botasot