Për IndeksOnline është rrëfyer nëna e Rexhepit, Razije Hoti. Hoti ka thënë se që nga e mërkura nuk di asgjë për fatin e djalit të saj, pasi këtë ia pamundësojnë kushtet financiare.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar kërkesë formale Qeverisë serbe për të konfirmuar rastin. “Në lidhje me këtë rast, Zyra ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë formale për ta konfirmuar rastin si edhe ofruar detajet e tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar si dhe lokacionin ku janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Numri i kontaktit të familjes së Rexhep Hotit: 045 676 066./IndeksOnline/