Sali Berisha komenton rezoluten e PPE. Sipad tij brenda një jave kemi marrë mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë.

Kujtohuni pak, se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve të PD-së, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.
Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë.
Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet.
Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më parë.

yacht hotel sarande

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu