Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, qeveria do të shpërndajë 100 milionë euro për bonusin e pensionistëve në dhjetor.

Ai theksoi se qeveria do të japë 150 euro bonus mbi pensionet deri në 20 mijë Lekë ose trefishim i bonusit tradicional si dhe 100 euro bonus për pensionet mbi 20 mijë Lekë ose dyfishim i bonusit tradicional.

yacht hotel sarande

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2025, Balla u shpreh se, “ne do të shpërndajmë 100 milionë euro për bonusin e pensionistit dhe t’ju them të drejtën edhe si socialist i vjetër jam shumë i kënaqur, jam shumë krenar, që edhe kësaj radhë dëshmuam të jemi në mbështetje të shumicës, sepse kemi bërë një ndarje që tregon solidaritet. Solidaritet me ata që janë më të varfër. Solidaritet me ata që marrin më pak. E kemi bërë këtë prej buxhetit të parë në 2013.

Duke folur për borxhin publik, Balla u shpreh se, borxhi publik ka zbritur në 55.8% nga 70.4% që ishte në 2013-ën.

“Borxhi ka zbritur. Na e latë 70.4%, e kemi çuar 55.8%, do ta çojmë në 45.5%. Çdo qytetari shqiptar i kemi zvogëluar borxhin publik që i kishit lënë ju. Kishit marrë para’ borxh për të nisur rrugët që i altë rrugëve. Ndërkohë ne kemi bërë investime, kemi mbyllur rrugët, po mbyllim hekurudhat dhe ndërkohë kemi larë dhe borxhin që na latë ju”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës.

Balla, shtoi se, “gjëja që po bëjmë me pensionistët është gjëja e duhur. Po themi, po heqim 100 milionë euro nga zërat e tjerë të buxhetit dhe do t’i shpërndajmë duke filluar nga 1 dhjetori për të gjithë ata pensionistë që e kanë pensionin më të vogël se 20 mijë lekë të reja apo 200 mijë lekë të vjetra, do t’i japim një pension shtesë 150 euro. Dhe patjetër që për ata mbi 200 mijë lekë të vjetra do t’i japim 100 euro bonus.

Dhe po ashtu, shtoi Balla, “kemi marrë angazhimin që kjo të kthehet në një politikë e vazhdueshme për të kuruar sadopak nevojën që pensionistët kanë edhe me një bonus në pranverë”.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës ai tha se, “ju jeni fati ynë më i madh se sa herë që ju dilni kundër një gjëje ajo gjëja rezulton të jetë gjëja e duhur për Shqipërinë. Dolët kundër reformës në drejtësi, ja ku jemi sot. Dolët, nuk latë rrugë, nuk latë park, nuk latë hekurudhë, nuk latë kënd lojërash, nuk latë shkollë, nuk latë stadium, nuk latë teatër pa dalë kundra”.

Duke folur për eksportet e bujqësisë, Balla tha se, në vitin 2013 eksportet e bujqësisë ishin 120 milionë euro, ndërsa shtoi ai, në 2023-in eksportet në bujqësi janë 550 milionë euro. Ai tha se rritja e eksporteve në bujqësi është 4.5 herë më e madhe nga 2013-a në 2023-in.

Balla gjithashtu shtoi se është rritur konsumi me disa fish, pasi është shtuar numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë.

“Sot ke 12 milionë turistë këtë vit. Natyrshëm është rritur konsumi. Është rritur konsumi me disa fish dhe prandaj ka një rritje dhe të nivelit të importeve, edhe në mallra bujqësore se Shqipëria jonë kaq është”, tha Balla./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu