Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës është ndërprerë për shkak se një efektiv policie ka humbur ndjenjat.
Ai ishte i vendosur në rresht të parë dhe papritmas është ndjerë keq. Kolegët e tij u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë.
Efektivi u transportua menjëherë me makinën e policisë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Opozita organizoi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ata akuzojnë kreun e kësaj bashkie si pronari faktik i inceneratorit dhe si kreu i bandës së hajdutëve 5D.
Dorjan Teliti: “Të dashur miq. Kjo godinë që tashmë është rezidenca e atyre që vjedhin milionat përdite. E atyre që marrin pronën publike dhe provate dhe e trajtojnë si pronë të babës së tyre. Të atyre që kanë marrë taksat e Tiranës duke mos I kthyra ato tek ne por duke i futur ato në xhepat e tyre dhe në llogaritë e tyre personale.
Të atyre që marrin paratë e ujsjellës kanalizimit dhe nuk sjellin ujë në shtëpitë tona. Është rezidenca e atyre që marrin taksën e infrastrukturës arsimore po nuk ndërtojnë dot një shkollë të vetme, një kopshte apo një çerdhe ne zonat e Tiranës që edhe sot nuk kanë kopshte dhe çerdhe. Kjo është godina e ku zhduket miliona euro nga një incinerator që nuk ekziston.
Kjo është ajo godine e cila nuk ndalet kurrë për të kryer tenderat e porositur nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që ka dy muaj që nuk jep ndihmën ekonomike për familjet në nevojë të Tiranës. Nuk mblidhet Këshilli bashkiak.
Erjon Veliaj dhe ekipi tij as që duan t’ja dinë. Ndërkohë në 2 muaj e gjysmë me dhjetëra praktika e tenderime korruptive janë kryer. Ditë për ditë që paratë e Tiranës gllabërohen nga një grup njerëzish. Këtë nuk e kane mendjen të punojnë për Tiranën apo Shqipërinë por si të gllabërojnë akoma edhe disa miliona euro të tjera ashtu siç po përgatitet edhe buxheti i vitit të ardhshëm.
LLokma për qeveritarët e thërrmija për shqiptarët. ”
Ekspertja e Çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, gjatë fjalës së saj u shpreh se buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro dhe i çuditshëm është fakti se si një shifër aq e madhe bëhet në një vend i cili po shpopullohet çdo ditë.
“Nga i mori 500 milionë euro Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%. Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj”-u shpreh Zhulali.
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën kundër vjedhjeve të kreut të bashkisë së Tiranës është shprehur se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët të përfundojnë në burg.
Balliu ka theksuar se përpara se të vinte PS në pushtet, buxheti ishte 64 milion euro dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra, ndërkohë, tani buxheti është 500 milionë euro dhe Tirana është zhul.
“Kuptoni çfarë po ndodh, ju merr 500 milionë euro, përpara se të vinte ky këtu, ishte 64 milion euro buxheti i bashkisë dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra, Tirana zhul, lana mban era Veliaj.
Me politikat veta po promovon kancer, këta para o iu merren fëmijëve tuaj, pse nuk keni para për të bërë pazar në shtëpi? Po i merr ky hajdut me kryehajdutin Edi Rama.
Shqiptarët protestojnë për drejtësi. Nuk ka drejtësi se po të kishte drejtësi, Rama, Veliaj, Balla, Olsi Rama dhe Belinda Balluku do ishte burg.
Në burg shkojnë ta që denoncojnë krimin e tyre, këtu nuk ka drejtësi sepse këtu ka Skap, nuk ka drejtësi sepse këtu ka Duman. Ky Dumani pse nuk e arreston këtë vemje q ka një mal me prova?”, theksoi Balliu.