Anija Libra lundroi drejt Shqipërisë me tetë emigrantë në bord. Mbërritja e mjetit patrullues të Marinës ishte planifikuar për mëngjesin e së mërkurrës, por edhe pse me vonesa kryeministrja italiane ia doli të çojë në vend urdhrin e saj. Ky mini kontingjent emigantësh është i dyti që vjen në vendin tonë që prej fillimit të funksionimit të kampeve italiane. 16 të parët u rikthyen në Itali me vendim gjykate më herët.
View this post on Instagram
Emigrantët u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane.
Emigrantët do të dërgohen fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për riatdhesim.
71 emigrantë mbërritën gjatë fundjavës së kaluar në Lampedusa.