PD ka bërë disa ndryshime lidhur me drejtuesit në qarqe, pas arrestimit të Ervin Salianjit. Në Elbasan, kreu i PD-së Berisha ka vendosur që të jetë Tomor Alizoti si drejtues qarku, ndërsa për diasporën koordinatore do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sakaq, në Kavajë dhe Rrogozhinë do të jetë Fisnik Qosja.

Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e RrogozhinënTomor Alizoti dhe Jozefina Topalli

yacht hotel sarande

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur zëvendësimin e Ervin Salianjit si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu Berisha ka vënë përballë Taulant Ballës, si koordinatore për diasporën Jozefina Topallin. Sakaq, për Kavajën e Rrogozhinën përballë Elisa Spiropalit të PS do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor Ervin Salianjin, për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier. Në vend të tij si drejtues në Elbasan, tashmë do të jetë deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti.

Prej kohësh, PD nuk kishte një zgjidhje për diasporën. Madje Berisha ishte pyetur shpesh në konferencat online me gazetarët lidhur me emrin drejtues të PD për shqiptarët që jetojnë jashtë. Shumë herë, kryedemokrati ishte përgjigjur se së shpejti do të ketë një emër, e mesa duket ka gjetur një zgjidhje me ish-kryeparlamentaren Topalli e cila do ketë përballë Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Nga ana tjetër, Fisnik Qosja do të ketë në mbikqyrje Kavajën dhe Rrogozhinën, pasi për qarkun Tiranë drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi. Përballë Qoses është kryeparlamentarja socialiste Elisa Spiropali./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu