Një situatë kontroverse ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i modeles dhe këngëtares së njohur Drenusha Latifi, ka hyrë si banor.

Hyrja e tij në Big Brother VIP Kosova 3 ka ngjallur reagime të shumta, pasi këngëtarja Drenusha Latifi është një nga konkurrentet në këtë edicion dhe e njëjta e ka akuzuar publikisht ish-bashkëshortin e saj për dhunë.

yacht hotel sarande

E pas kësaj kanë reaguar organizatat, si Rrjeti i Grave të Kosovës, organizata QIKA dhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, siç u pa mbrëmë në televizionin Klan Kosova. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një shoë në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Sipas tyre, të promovohen figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet.

“Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në reagim.

Për rastin kanë reaguar edhe nga organizata QIKA në një postim në Facebook.

“Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave!”, thuhet në postimin e tyre.

E mbrëmë vonë organizata tjetër Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ndërmarrë një aksion, duke kundërshtuar kështu normalizimin e dhunës ndaj grave.

Kjo hyrje e Atikës në Big Brother VIP Kosova ka krijuar tension edhe brenda shtëpisë, duke rikthyer në vëmendje akuzat e dhunës dhe pasojat që ka pasur kjo histori për jetën e Drenushës dhe familjes së saj.

“Po te ishte njeri normal, pavarësisht çdo gjëje, këtu s’ish dashur të hyjë. Hiç. A kam qenë unë këtu? Hiç. Nuk e di.”, u shpreh Drenusha pas spektaklit.

Ajo më tutje vazhdon: Le ta marrin vesh kush është. Njeri vetëm pak të ketë grimë kokë, tru, moral edhe dinjitet, nuk e vendos veten poshtë me ardhë këtu, pavarësisht çdo gjëje.

Ndërsa Xuxi i qëndron pranë edhe disa banorë të tjerë bërtasin bravo, në mbështetje të Drenushës.

Teksa Xuxi e pyet se ku i ka lënë fëmijët, Drenusha shprehet e lumtur që janë te nëna e saj.

Drenusha tregon që qe një vit nuk ka pasur aspak kontakte me të edhe pse ai i ka shkruar shumë herë, para se të hyjë ajo në spektakël.

Ajo më tutje shprehet: “Ky ka ardhë vetëm ta rregullojë imazhi që i është dhi**ë jashtë, e të tregohet kinse është djalë i mirë këtu”.

Xuxi tregohet tejet mbështetës duke i thënë: “Kurrë nuk mund të dua atë më shumë se ty, kurrë në jetë, le të jetë e kjartë, por as nuk mundem të jem johuman, t’i them hiqmu”.

Drenusha thotë: “Me atë njeri të bësh muhabet që i ka 184 dosje në Suedi, për krime të ndryshme. Së pari ka qenë i dënuar që e ka rrahur gruan e parë, e ka edhe një djalë me të. I dënuar për vjedhje, i dënuar për armëmbajtje pa leje, i dënuar për dhunë me njerëz të tjerë, gjëja kryesore që e ka rrahur gruan tjetër. E vetëm unë nuk e kam lajmëruar në Suedi, por do ta lajmëroj sa të dal prej këtu, do t’ia hap rastin në Suedi. A këtu ka aktakuza të tjera për dhunë verbale, kërcënime, ofendime”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu