Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit, ku u diskutua për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pas përfundimit të debatit, kërkesa e PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së deputetëve.

yacht hotel sarande

Kuvendi do të mblidhet edhe javën e ardhshme, ku do të diskutohet Projektligji për buxhetin 2025.
Gjysmë ore nga koha e thirrjes, kryekuvendari Glauk Konjufca nisi vazhdimin e seancës që u ndërpre javën e shkuar.

Rendi ishte te propozimi i PDK-së për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës, për publikimin e lajmit të Slobodna Bosnës në korrik të këtij viti.

Kjo nuk po i duket e sinqertë pushtetit, që kritikuan partitë opozitare se e humbën ndikimin në transmetuesin publik. Por nga PDK-ja mendojnë se huqja e RTK-së nuk kapërdihet lehtë.

Edhe AAK-së iu dhimbs mediumi shtetëror, që vlerësoi se ka pasur hijeka që nga paralufta. Një krahasim të gjendjes aktuale me ish-regjimin, e bëri edhe LDK-ja.

Kërkesa pati edhe një deputete e komunitetit turk, për disa gazetarë që u pensionunan. Për PDK-në, VV-ja po do të duket sikur ta, por atyre nuk iu bien teshat taman./klan kosova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu