Miratohet lista e dokumenteve që u duhen zgjedhësve jashtë vendit për të votuar
Komisioni Rregullator për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 miratoi të premten listën e dokumentacionit që kërkohet për të vërtetuar qëndrimin e zgjedhësit shqiptarë që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim regjistrimin në listën e zgjedhësve jashtë vendit.

yacht hotel sarande

Zgjedhësi për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit paraqet dokumentacion që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Adresa e shtetasit që voton nga jashtë territorit të Shqipërisë duhet të mbështetet në një nga dokumentet që paraqet në KQZ sipas pikës 5 të nenit 25 të Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas hapjes së procesit të regjistrimit nga KQZ-ja aplikon në mënyrë individuale për regjistrim në listën e këtyre zgjedhësve. KQZ-ja krijon, mirëmban dhe përditëson platformën elektronike për regjistrimin e kërkesave të zgjedhësve që dëshirojnë të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Zgjedhësi për regjistrim në listë paraqet dokumentacion që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Lista e detajuar e dokumentacionit që kërkohet për regjistrimin e zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përcaktohet me vendim të Rregullatorit.”, thuhet në pikën 5 të nenit 25 të Kodit Zgjedhor.

Të dhënat e identitetit të shtetasit verifikohen nga KQZ-ja në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga DPGJC-ja regjistrimi në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i adresës së shtetasit që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në një rubrikë të veçantë.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë, që aplikojnë në PER për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit, nuk mund të jetë më shumë se 6 (gjashtë).

Vetëm për shkaqe të përligjura, dhe pas paraqitjes së dokumentacionit provues ligjor, PER do të lejojë regjistrimin në të njëjtën adresë të më shumë se 6 shtetasve shqiptarë.

Dokumentet që vërtetojnë qëndrimin jashtë vendit

Gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit, sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Shqipërisë:

Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse.
kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
Dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetim/statement bankar etj), e cila përmban adresën e banimit;
kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
Leje drejtimi (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetë deklaruar jashtë vendit.
/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu