Ju lutem kam nevoje per vemendjen dhe ndihmen tuaj. Por sigurisht nuk kam nevoje thjesht per nje like, por ta perconi kete mesazh ne veshet e duhur- nis mesazhi në rrjete sociale i gazetarit Dritan Laci.
“Ky eshte mesazhi i nje nene qe ka nje femije te spektrit autik dhe te cilet nga dita e neserme te dy jane pa banese.
Pasi ai qe duhet te ishte babai dhe bashkeshorti ia ka dhuruar banesen nje pjesetari tjeter te familjes.
Nuk di te them se si ai gjykates/e e ka bere kete gje.
Une jam njohur me kete rast prej gati nje muaji nga kjo nene. Edhe pse jam perpjekur ti vij ne ndihme ketu ne Tirane me organizatat e ketushme, nuk kam mundur ta bej nje gje te tille.
Ndoshta dikush nga keto organizata apo fondacione qe merret me femijet me spekter autik me lexon dhe i ndihmon kete nene dhe kete femije qe sic thashe jane perzene nga banesa nga njeriu qe duhet ti mbronte.
Arsyeja pse nuk po jap me shume informacione rreth kesaj nene dhe ketij djali, i cili ka tentuar disa here te vetevritet per shkak te bullizimit qe i bejne bashkemoshataret e tij, lidhet me sigurine e tyre.
Zonja me djalin nuk jeton ne Tirane.
Ju lutem ata qe kane mundesi ta ndihmojne kete nene dhe kete femije, te me shkruajne ne privat.
Por ju lutem jo thjesht per te shuar kureshtjen.
Nuk eshte ky qellimi.
Situata eshte serioze.
Dhe duhet ndihme e shpejte.
Pres reagimin e gjithesecilit prej jush.
Do ju jem mirenjohes per cdo ndihme qe do ofroni përfundon thirrja e gazetarit.
View this post on Instagram