Ekstradohet drejt Rusisë bosi i krimit, Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese për pezullim të procesit.
Më herët gjatë ditës janë pezulluar procedurat e ekstradimit të shtetasit rus.
“Klienti im është duke u ekstraduar në keto momente drejt rusisë në kundërshtim me vendimin e gjykatës kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu.
Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.
Sipas avokatëve kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës/ prokurori i përgjithshëm i Rusisë i cili është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Rusi Kokunov u ndalua në Murriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të Zi.
Ai pretendon se regjimi e përndjek në Moskë dhe se atje i rrezikohet jeta, argumente që nuk u morrën parasysh nga drejtësia shqiptare.