Më 26 tetor, Izraeli goditi caqe ushtarake thellë brenda territorit iranian, por shtrirja e sulmit të tij të premtuar ishte më e kalibruar sesa shumë persona kishin shprehur frikë.

yacht hotel sarande

Rajoni ka qenë teh që nga 1 tetori, pasi Izraeli premtoi se Irani “do të paguante” për kryerjen e sulmit më të madh direkt – ne pothuajse 200 raketa – ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit.

Shqetësimi kryesor ishte nëse Izraeli do të sulmonte ndërtesat bërthamore iraniane apo infrastrukturën e energjisë, pasi që të dyja këto lloje sulmesh bartnin rreziqe.
Ali Vaez, drejtor i Projektit të Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, i tha Radios Evropa e Lirë se shkalla dhe shtrirja e sulmit të Izraelit mbetet e kufizuar, “një rrugëdalje për të dyja palët që të tërhiqen nga buzë greminës”.

Që në orët e para të 26 tetorit, kur televizioni shtetëror iranian pranoi se ishin dëgjuar shpërthime të fuqishme përreth Teheranit, mediat dhe llogaritë në Telegram që mbështesin Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, synuan të minimizonin rëndësinë e sulmit.

Disa kanale në Telegram që mbështesin Gardën Revolucionare shkuan edhe më larg, duke pretenduar se mediat izraelite po kritikonin kryeministrin Benjamin Netanyahu, për nisjen e sulmit “zhgënjyes” kundër Iranit.

Pse një përgjigje e matur?
Izraeli ka qenë nën presin për javë të tëra nga aleati i saj, Shtetet e Bashkuara, dhe nga shtetet arabe të Gjirit Persik, që të formulojë një përgjigje që nuk do ta zhyste rajonin në një luftë të plotë.

Në një sinjal të përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit, Pentagoni shpejt reagoi pas raportimeve për sulmin, duke thënë se SHBA-ja ishte në dijeni paraprakisht për planet e Izraelit, por nuk kishte përfshirje amerikane në këtë lëvizje ushtarake.

“Presioni i SHBA-së ka pasur ndikim dhe Izraeli ndoshta ka dëshiruar që ta shmangë tërheqjen e Uashingtonit në një përshkallëzim që SHBA-ja nuk e do, veçmas para zgjedhjeve [presidenciale amerikane]”, tha Michael Horowitz, kreu i inteligjencës në firmën konsulente Le Beck, me bazë në Bahrejn.

Shtetet e Gjirit ishin të shqetësuara se një sulm ndaj infrastrukturës së energjisë të Iranit do të ishte një goditje ndaj ndërtesave të tyre të naftës dhe gazit, ndërkaq komuniteti ndërkombëtar ishte i shqetësuar se goditja e ndërtesave bërthamore të Iranit do ta detyronin Iranin që të zhvillonte një armë bërthamore.
Përderisa i matur, sulmi i Izraelit megjithatë shënon sulmin më të madh ajror ndaj Iranit që nga lufta Iran-Irak në vitet ’80 dhe bartë “një mesazh të qartë”, tha Horowitz.

“Izraeli mund të operojë thellë brenda Iranit, në mënyrë relativisht të lirë. Këtë liri të veprimit mund ta ketë zgjeruar edhe më shumë pas mbrëmjes së kaluar, pasi Izraeli me gjasë ka shkatërruar disa nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit”, tha ai.

Ushtria iraniane tha se dy ushtarë u vranë teksa po “zmbrapsnin” sulmin e Izraelit, duke sugjeruar se ata ishin përfshirë në operacione të mbrojtjes ajrore. Ekspertët thanë se vdekjet e tyre ka pak të ngjarë të kenë ndonjë ndikim të madh lidhur me atë nëse Irani do t’i përgjigjet dhe si do t’i përgjigjet Izraelit.

“Nuk mendoj se ky incident specifik do ta nxisë Iranin në një mënyrë domethënëse sepse nuk ka pasur sinjale që sugjerojnë se shkaktimi i viktimave ishte synimi i Izraelit”, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Disa raportime thanë se Izraeli e telegrafoi sulmin e tij tek Irani, që Azizi tha se lë të kuptohet se Izraeli dëshiron që konflikti “të paktën të qëndrojë brenda kufijve”.

Shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmi është e paqartë dhe imazhet satelitore me gjasë do të ofrojnë një pamje të qartë të objektivave dhe shkallës së dëmit. Nëse dëmi nuk është i madh, thanë ekspertët, Irani do të heqë dorë nga ndonjë përgjigje ose do të zgjedhë një hakmarrje në shkallë të vogël, që do të mund të përfshinte sulme ndaj Izraelit përmes bashkëpunëtorëve të Teheranit.

Shkatërrimi i parandalimit
Pasi Irani lëshoi një breshëri raketash dhe dronësh kundër Izraelit në prill, tha se kishte krijuar një “ekuacion të ri”, prandaj çdo veprim izraelit kundër Iranit do të përballej me përgjigje.

Sulmi, që erdhi si përgjigje ndaj një bombardimi të dyshuar izraelit të ndërtesës së Ambasadës së Iranit në Damask të Sirisë, synonte të rivendoste strategjinë parandaluese të Iranit kundër rivalit të tij të përbetuar.

Horowitz tha se Izraeli nuk duhet se është frenuar dhe strategjia parandaluese e Iranit gjerësisht varet nga aleatët e tij rajonalë dhe bashkëpunëtorët, veçmas nga Hezbollahu, grupi militant libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Izraeli për javë të tëra po kryen bombardime dhe po zhvillon një ofensivë tokësore në Liban, duke shënjestruar udhëheqjen dhe aftësitë ushtarake të Hezbollahut, grup i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak.

Horowitz tha se parandalimi i Iranit “tani është shkatërruar”, duke shtuar se kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme në terma afatgjatë.

“Problemi kryesor, sipas meje, është se në fakt nuk ka ‘ekuacion’, ne jemi në territor të pashkelur, gjë që e bën situatën shumë të vështirë”, shtoi ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu