Në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste i kërkon votën shqiptarëve të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si vetmja parti shtetëformuese që shembi pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe i hapi rrugën një drejtësie të re që po i nxjerr ujin e zi korrupsionit politik dhe atij në pushtet e jo vetëm.
Shqiptarëve në Amerikë u kërkoi votën edhe për ta ulur Shqipërinë në tryezën e BE-së në 2030
‘Në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtarë e BE-së’ tha Rama.
Rama u kujdes të kujtonte se ndryshe nga drejtësia në kohën e qeverisjes Berisha drejtësia sot nuk orientohet dhe as nuk kontrollohet nga partia në pushtet:
“ “Të gjithë shqiptarët, edhe nëse nuk janë historianë, dinë aq histori sa të shohin që prej 2012, për herë të parë, njerëz të veshur me pushtet, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjeve të tyre me partitë politike, qofte në qeveri qoftë në opozitë.
Shqipëria nuk është vendi i një kaste të fuqishmi mbi ligjin dhe kultura e pandëshkueshmërisë mori goditjen vdekjeprurëse. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Hoqëm duart e pushtetit politik nga drejtësia. E bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia po jep edhe në radhët tona. Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet. ‘ tha Rama.
Rama bëri të qartë se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë.
” Askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh polik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit”
Ky është takimi i parë me diasporën pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.
Takimi po mbahet në Gotham Hall, 1356 Broadëay, Nju Jork, Ny 1008.