Në operacionin juridik për lirimin e Behar Bajrit nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, rezulton të mos jetë përfshirë vetëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita apo gjyqtari Sokol Shehu, por në dosjen “Metamorfoza” duket se janë përfshirë dhe emra të tjerë të Drejtësisë.

Një konglomerat juristësh, deri në nivelet e lartë të Drejtësisë Shqiptare, kanë dhënë ndihmëse përmes vendimeve, ndikimit dhe influencës së tyre në tre shkallët e gjyqësorit Shqiptar, që Behar Bajrit, ti krijoheshin kushtet ligjore për të dalë nga qelia.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në aplikacionin “Sky” flitet për një personazh të njohur të Drejtësisë Shqiptare me emrin “Tani”, i cili 4 ditë pasi Behar Bajri kishte dalë nga burgu shkon në takim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke u dorovitur financiarisht nga ky i fundit, për ndihmesën që kishte dhënë në operacionin juridik për lehtësimin e kushteve ligjore që ndikuan në lirimin nga burgu të Bajrit.

yacht hotel sarande

Në takimin që ka pasur personazhi i Drejtësisë me emrin “Tani”, Pëllumbi i thotë Behar Bajrit në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:“…vëlla e takova “Tanin”, ja dhashë ato.

Me zor ja kam dhanë me 100 bena…i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë.

Shumë faleminderit tha…Por nuk deshi me i marë, tu ba be ja kam dhanë, dhe i erdhi shumë mirë, që je kujtua. Duhet vëlla dhe i thashë që ke thana “…ta paça borxh tan jetën…”.

Por ndaj këtij personazhi të Drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk ka vepruar as me marrjen e tij në pyetje për sqarimin e këtij episodi, as me kontrollin e shtëpisë, as me sekuestrim telefoni dhe me asnjë nismë tjetër ligjore, duke e lënë rastin jo të domosdoshëm për ta hetuar.

Një pjesë e bisedave dhe negociatave që çuan në kapërcimin e derës së burgut nga i arrestuari i operacionit “Oaz”, Behar Bajri, janë zhvilluar në aplikacionin “SKY”, të cilat tashmë janë zbardhur në dosjen “Metamorfoza”, që SPAK ka çuar për shqyrtim në gjykatë.

Behar Bajri arrin të dalë nga burgu në 29 qershor 2020, pasi Xhevahir Lita, kishte krasituar akuzat e rënda si “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, Vrasje me dashje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në këmbë mbeti vetëm akuza e “Organizimit të lotarive të palejuara”, për të cilën Behar Bajri, u dënua në gjykatën e Shkodrës.

Bajri arrin në dalë nga burgu dhe në 4 korrik 2020, bisedon me Pëllumb Gjokën, për një seri planesh.

Por në bisedë e sipër të zhvilluar në aplikacionin “Sky” mes tyre zhvillohet një bisedë për respektimin financiarisht të një personazhi me emrin “Tani”, që dukshëm sipas përmbajtjes ka ndihmuar Behar Bajrin për të dalë nga burgu.

Pëllumbi i thotë Behar Bajrit: “…vlla e takova dhe Tanin, ja dhashë ato…”. Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: “…po po… po…po…”.

Sërish Pëllumb Gjoka vijon t’i shkruajë Beharit që kishte vetëm 4 ditë që ka dalë nga burgu:”…me zor ja kam dhanë me 100 bena, i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë…Shum shum faleminderit tha…”.

Behari: Tanit…!?

Pëllumbi: Po Tanit….

Behari: Mirë bane….

Pëllumbi: ”…Nuk deshi me i marrë, tu ba be ja kam dhanë dhe i erdhi shumë mirë që je kujtuar…I thashë që ke thanë tit a paca borxh tan jetën…”.

Por Behari ia kthen Pëllumbit shkurtimisht: ”…shumë mirë vëlla…dhe ishadha nuk bahet se me pas nevojë më ka gati me pas naj hadh…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka vijon ti shkruaja Beharit duke i thënë se “Tani” që ai kishte takuar i ka lënë një porosi për Beharin që mos flasë dhe komunikojë me Senadin,(personazh i njohur në Shkodër) se nuk është në terezi me mënd e kokës.“…më tha me të porositë, mos fol asgja me Senadin se nuk asht në terezi me mend të kresë.

Senadi të don shumë ty, por qysh kur i ka ra infrakti nuk është normal…”-i thotë në apikacionin “Sky”, Pëllumb Gjoka, Behar Bajrit.

Bajri ia kthen:”…po po, qa mej than…”. Por Pëllumbi vijon sërisht duke shkruar:”…nuk din ca flet Senadi, më porositi me të thanë…”.

Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: ”…po mirë, ma vlla…”./OraNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu