Fasulja një produkt që nuk mungon në tavolinat tona sidomos gjatë dimrit do të kushtojë më shtrenjtë! Shkak është rënia e prodhimit në fushat e Maliqit, hambari më i madh në vend për këtë kulturë bujqësore. Aktualisht fasulja po shitet me shumicë 600 lek për kg, ç’ka pritet të reflektohet me rritjen e çmimit në tregjet e pakicës.
Temperaturat përvëluese të verës kanë lënë pasoja në sektorin e bujqësisë. Fermeret e fshatrave Pojan dhe Kreshpanj në Maliq, të njohura për kultivimin e faasuleve shprehen për Report tv se në periudhën e lulëzimit të bimës temperaturat ishin 40 gradë ndaj lulet u dogjën nga dielli. Në këto kushte rendimenti këtë sezon përllogaritet në 20 për qind. Nga 100-150 kg per dynym që kanë marrë vitet e tjera, sivjet u prodhua vetëm 15-25 kg për dynym.
Rënia e prodhimit të fasules në fushat e Maliqit ka sjelle menjeherë dyfishimin e çmimit. Aktualisht fermerët e Maliqit po e shesin me shumicë 600 lekë për kg ndërsa vjet ishte gjysma e këtij çmimi.
“Rendiment nuk ka fare. As faren nuk e nxjerrim dot këtë vit”, tha një fermer.
Edhe pse kanë dyfishuar çmimin, fermerët thanë se nuk presin fitime por synojnë të mbulojnë shpenzimet duke llogaritur vlerën e farës, punimin e tokës, agregatet dhe plehrat kimikë.
“Çmimi i fasules ka shkuar 6 mijë lek.kg por unë me 10 mijë ta shes sërish s’kam fitim. Sepse duhet të merrja 1 kuintal për dynym, por në fakt kam marrë 30 kg. Ndihmë nga shteti s’kemi, po degradon bujqësia”, thanë të tjere fermerë për Report TV.

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Maliq kontaktaur me telefon bën të ditur se në gjithë fushën e Maliqit janë kultivuar 320 hektarë fasule, kryesisht varieteti i bardhë por dhe fasule pllaqi.
R.D/Shqiptarja.com

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu