Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare teksa pritet të ketë zhvillime në dy kampet politike. Me maxhorancën që kërkon të vijojë punën dhe opozitën që ka paralajmëruar mosbindje civile.

Duke vlerësuar situatën e mundshme të kaosit politik që ndodhi në dy seancat e fundit të zhvilluar, me deputetët e opozitës që dogjën karrige, më pas manekinë dhe u përpoqën të ndalonin kolegët e mazhorancës për të zhvilluar punime normale në Kuvend, janë rritur edhe masat e sigurisë.

yacht hotel sarande

Për herë të parë vendoset gardh metalik te hyrja kryesore e Parlamentit nga forcat gardiste dhe efektivë në numër të shtuar, për të parandaluar çdo incident të mundshëm që vjen nga deputetët opozitarë, por edhe jashtë perimetrit të institucionit.

Gjithashtu ka mbërritur edhe një makinë e Zjarrfikëses, duke shtuar më tej masat, pas 2 zjarreve të fundit para godinës, me karriget dhe manekinët.

Ndërkohë, deputetët e PS kanë filluar të shkojnë në Kuvend rreth 1 orë para nisjes së seancës plenare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu