Ilaria Salis u zgjodh eurodeputete me 165 mijë vota si kandidate e Aleancës së Gjelbër të së majtës në Itali. Ajo është në burg në Hungari pasi u arrestua nën akuzën se sulmoi protestues të së djathtës ekstreme dhe rrezikon dënimin me 20 vjet burg. Por mund të lirohet pasi tashmë gëzon imunitetin si deputete e parlamentit europian. Mësuesja 40 vjecare kaloi 15 muaj në burg dhe pasi u paraqit në gjykatë me pranga dhe zinxhirë, Italia thirri ambasadorin hungarez në Romë. Pas presionit ajo u transferua në arrest shtëpie. Ndaj Salis rëndon akuza për tentativë vrasje si pjesë e një grupi anti-fashist që sulmonte njerëz të lidhur me të djathtën ekstreme. Mespec.al

 

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu