Elbasan- Një 26 vjeçar është tentuar të vritej me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është regjistruar në në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti. Pak më pas policia arrestoi autorin e dyshuar.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa në pranga ka rënë edhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim të detyrës.
nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata’ u arrestuan A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan dhe mjeku roje I spitalit, K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./shqiptarja