Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri pas pritjes nga presidenti Bajram Begaj. Erdogan u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Bashkë do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që do ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes dy delegacioneve.
View this post on Instagram
Më pas presidenti Erdogan do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.