Edicioni i 21-të i Panairit “Puka AgroFest 2024” në sheshin “Skënderbej” në Pukë mblodhi mbi 90 prodhues dhe fermerë nga Puka dhe bashkitë përreth, si Kukës, Tropojë, Shkodër, Vau Dejës, Mirditë, Lezhë, e të tjera.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga ky panair, teksa e cilësoi atë “një ekspozitë e produkteve cilësore Made in Albania, të prodhuara me dashuri dhe përkushtim nga fermerët”.

yacht hotel sarande

Denaj tha se panaire të tilla bujqësore sjellin në vëmendje potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në fushën e bujqësisë dhe jo vetëm.

Ndër shumë prodhime dhe objekte autentike tradicionale pukjane, produktet organike tërhoqën vëmendjen edhe të shumë vizitorëve të huaj që udhëtojnë drejt Pukës, por edhe zona të tjera të vendit.

Aktiviteti është pjesë e “udhëtimit” të Pukës drejt zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit, teksa Puka ka marrë vëmendje të shtuar nga interesi i shtuar i turistëve për ta vizituar atë si në një destinacion të mirëfilltë turistik ku ndërthuret e natyrshmja me kontributin njerëzor./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu