TRT raporton se Izraeli ka arritur të përmirësojë marrëdhëniet me dy shtete ballkanike – Serbinë dhe Shqipërinë. Ata janë shfaqur si mbështetës kryesorë të Izraelit, duke ofruar më shumë se thjesht fjalë të mbështetjes diplomatike.
Shqipëria është furnizuesi më i madh me karburant i Izraelit pas Rusisë dhe Brazilit raporton tv publik turk. Përmendet vizita e presidentit izraelit në rajon dhe ndalesa e tij në Tiranë pak javë më parë.
70 mijë tonë naftë janë dërguar këtë vit nga Shqipëria pretendon televizioni turk TRT duke cituar si burim të statistikave të tij Oil Change International.
Serbia ndërkohë i ka dërguar armë në një vlerë prej 25,6 milionë dollarësh këtë vit.
TRT turk një mbrojtës i cështjes palestineze rendit vendet që kanë ndaluar ngarkesat me armë drejt Izraelit si Kanada dhe Holanda më herët këtë vit, me frikën se do të përdoren kundër popullsisë civile në Gaza. Më i bujshëm ishte vendimi i aleatit më të madh nga e cila Izraeli importon armë, SHBA, më herët gjatë këtij viti. Uashingtoni ndaloi dërgesën miliona dollarëshe të bombave drejt Izraelit. Ditët e fundit janë shtuar edhe thirrjet për të vënë një embargo armësh ndaj Izraelit.