Një punonjës policie në Komisariatin e Divjakës është pezulluar nga detyra me vendim gjykate si dhe është ndaluar që të dalë jashtë shtetit pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Oficeri i patrullës së përgjithshme në Policinë e Divjakës, inspektori B.D. 30 vjeç, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

yacht hotel sarande

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se e ka të dokumentuar me përfshirjen e tij në këtë aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, edhe në Berat është pezulluat nga detyra polici i zonës, A.Ç. 57 vjeç për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar ndërtime pa leje në njësinë administrative Velabisht kundrejt ryshfetit.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu