Në Lin, Pogradec riprodhohen dhe rriten rasatet e krapit autokton për ripopullimin e liqenit. Vaskat e troftës pas 30 vjetësh janë rikthyer në shërbim duke u përshtatur për rritje krapit autokton të liqenit.
Ky proces kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të liqenit dhe mbështetjes së peshkimit artizanal, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë lokale deklaron ministrja e bujqësisë, Anila Denaj gjatë ndalesës së saj te vaskat e krapit në Lin.
Rasati i krapit autokton është një risi që dhe zhvillohet në kushte ideale, me qëllim rivitalizimin e peshkimit dhe ofrimin e produkteve të freskëta dhe cilësore për tregun shqiptar.
Prej disa javësh në liqenin e Ohrit dhe atë të Prespës po hidhen rasate peshku koran dhe krap për të shtuar popullsinë e peshqve dhe për të ruajtur biodiversitetin.
Ja si rritet krapi mes bukurive natyrore në Lin:
View this post on Instagram