Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA.
Ushtria amerikane i ka bërë një pritje madhështore presidentes Osmani, derisa ushtarët dhe kadetët në “West Point”, kanë brohoritur “Kosova, Kosova”.
Presidentja Osmani ka publikuar mbi 60 foto nga vizita në “West Point”, duke e quajtur ditë të paharrueshme.
“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë!
Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Osmani në Facebook ku në Story ka të publikuar edhe videon me përshëndetje.