Ervin Salianji, pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Apelit në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka frikë nga asgjë përveç Zotit.
Salianji nuk ndali as sulmet ndaj prokurorëve dhe drejtësisë në lidhje me akuzat për çështjen “Babale”.
“Nëse flasim për prova dhe fakte jemi me këto që them prova shkencore dhe më prokurorinë dhe avokatin që e quan strukturë të lartë këta janë kalbësira morale që për para shesin gjithçka, për interes politik bëjnë gjithçka.
Nuk kam frikë nga asnjë përveç Zotit, frikën nuk e njoh, po bëj denoncim për publikun. Po bëhet përdorim politik. Unë nuk jam në SPAK. Prokurori në këtë rast mban qëndrimin e prokurorit të mëparshëm”, tha ai./Tema