Në takimin e 55-të të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), të organizuar këtë vit në Tiranë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi arritjet e Shqipërisë në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

Sipas saj, arritjet përfshijnë përputhjen e kuadrit ligjor me standardet e BE-së, si dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe laboratorike për të zbatuar legjislacionin përmes kontrollit të inspektimeve, analizave laboratorike dhe certifikimit të produkteve me origjinë bimore.

yacht hotel sarande

“Auditimi i fundit i DG SANTE, vlerëson Shqipërinë pozitivisht për monitorimin e mbetjeve të produkteve veterinare, pesticideve dhe kontaminantëve”, soli në vëmendje Denaj.

Ministrja theksoi se Shqipëria ka miratuar Strategjinë e Sigurisë Ushqimore 2023-2027, si dhe po punohet për ligjet e reja për shëndetin e kafshëve dhe bimëve, në përputhje me standardet e BE-së.

“Sipas Eurobarometrit 2022, besimi i konsumatorëve shqiptarë ndaj institucioneve është rritur me 13% krahasuar me 2019”, u shpreh a

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu