Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me drejtuesit politikë dhe kryetarët e bashkive të drejtuara nga Partia Socialiste.

yacht hotel sarande

Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga çdo socialist për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, si dhe për garantimin e votës së diasporës.

Gjithashtu, ai ka kërkuar mbledhjen e të dhënave sa më të sakta për emigrantët dhe vendosjen e një koordinatori për çdo qark.

Detyra e këtyre koordinatorëve do të jetë evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Ky është takimi disatë i Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë.

Mbledhjet e socialistëve vijnë në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu