Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre me shira të rrëmbyeshëm dhe me vërshime në mbarë Evropën Qendrore më 15 shtator. Në Rumani autoritetet thanë se të paktën katër persona kanë vdekur nga vërshimet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërkaq në Republikën Çeke katër persona konsiderohen të zhdukur.

yacht hotel sarande

Reshjet e shiut kanë detyruar ekipet e shpëtimit që të angazhohen edhe në disa pjesë të Austrisë, por edhe në Republikën Çeke dhe Poloni, teksa banorët janë evakuuar pasi diga në Miedzigorze u tejmbush, duke krijuar një situatë “kritike” për autoritetet lokale.

Por, Rumania është shteti që është goditur më së keqi, pasi 20 komuna në tetë qarqe rumune janë prekur nga vërshimet.

Më shumë se 5.000 shtëpi janë dëmtuar dhe qindra banorë janë evakuuar. Kryeministri Marcel Ciolacu ka njoftuar se janë ngritur strehimore të përkohshme për njerëzit që janë në rrezik nga vështrimet. Ai këtë njoftim e bëri teksa më 14 shtator vizitoi një prej qarqeve të goditura më së rëndi, Galati.

Katër persona raportohet se kanë vdekur nga vështrimet në Rumani.

Instituti Hidrologjik dhe i Menaxhimit të Ujërave në Rumani ka aktivizuar alarmin e kuq në Galati dhe Vaslui, ku në përpjekjet e shpëtimit po merr pjesë edhe ushtria, e cila po tenton që të arrijë te banorët që janë bllokuar.

Niveli i ujit në disa pjesë të Rumanisë arrin deri në tri metra.

Ndërkaq, autoriteti për menaxhimin e ujit në Vroklav, në jugperëndim të Polonisë, tha se situata është kritike, pasi diga pothuajse 30 metra e lartë në afërsi të kufirit të Polonisë dhe Çekisë, është thyer, duke detyruar që banorët të evakuohen.

Në Austri, dhjetëra komuna janë shpallur zona të katastrofës.

Më herët gjatë 15 shtatorit, në Poloni u raportua se një person ka vdekur, ndërkaq në Çeki katër persona konsiderohen të zhdukur.

Në kryeqytetin çek, Pragë, autoritetet kanë vendosur masa për parandalimin e vërshimeve.

Sipas parashikimit të motit, në Austri, Republikën Çeke, në jug të Gjermanisë, Hungari, Poloni dhe Sllovaki pritet të vazhdojnë reshjet e shiut./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu