Denaj vuri në dukej se ky është një sektor me rritje jo vetëm në prodhim por edhe në cilësi ku vihet re se investimet janë rritur, vlera në tregun europian është rritur.
Duke u ndalur tek ndryshimet ligjore, ministrja theksoi se, ato i vijnë në ndihmë sektorit dhe fermerëve për të zhvilluar bujqësinë organike
“Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë parimet dhe rregullat për prodhimin biologjik, lidhur me certifikimin dhe përdorimin e treguesve që i referohen prodhimit biologjik në etiketim dhe reklama, dhe rregullat për kontrollin zyrtar, që të sigurojë bazën për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit organik, funksionimin efikas të tregut të brendshëm dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, besimin dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”, tha Denaj.
Projektligji synon të arrihen disa objektiva: të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës; të ruajë pjellorinë afatgjatë të tokës dhe të kontribuojë për një nivel të lartë; biodiversiteti; të kontribuojë për standarde të larta të mirëqenies së kafshëve dhe të nxisë; ruajtjen e racave të rralla dhe autoktone në rrezik zhdukje; të nxisë zinxhirin e shkurtër të shpërndarjes dhe prodhimit lokal në zona; të ndryshme të vendit; prodhimin e produkteve ushqimore me cilësi të lartë./atsh