Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës “simbol” të Beratit “Babë Dudë Karbunara”, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te mësuesit që janë në pension. Ai tha se këta të fundit mund të angazhohen në shkolla me orare të reduktuara.
“Nuk e di se kur drejtoresha ka dalë në pension, por vërtet nga njëra anë inkurajim e frymëzim sa herë sjell rasti të takosh mësues e mësuese në pension sepse kanë një energji e pasion që është pak më i vështirë të lexohet tek ata që janë akoma në aktivitet. Ndoshta dhe për faktin e ngarkesës së përditshme. Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut.
Domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot në kushtet kur ekonomia po fiton kapacitete gjithëpërfshirës dhe rritja nuk lexohet mes shifrave, por nuk ndjehet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, që të përfshijë edhe pensionstë. Për këtë arsye jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro.“
Rama shtoi po ashtu se po punohet intensivisht për të mundësuar integrimin e pensionistëve në procesin e rritjes ekonomike për Shqipërinë 2030.
“Bindja ime është se ne e kemi energjinë, kemi kurajën, kemi eksperiencën, por mbi të gjitha kemi edhe dëshirën e jashtëzakonshme që duke i bërë gjërat më mirë, ta çojmë në një nivel tjetër jo vetëm arsimin, por Shqipërinë e cila në 2030-ën duhet të vendosë flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe flamurin për të cilin luftoi edhe Babë Dudë Karbunara dhe të gjithë patriotët e tjerë, aty në oborrin e familjes europiane, në të njëjtën radhë, në të njëjtën gjatësi shtize dhe me të njëjtat të drejta me flamujt e tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, përfundoi kreu i qeverisë./tvklan.al
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu