Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një mesazh ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes.
Më tej, postimi i ambasadës, kujton shprehjen e madhe të shenjtores shqiptare: Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.
‘Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.’, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
 Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Nënë Terezën në 8 vjetorin e shenjtërimit të saj. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se Nëna Tereza është shembulli i fuqisë së shpirtit dhe besimit, që jetën ia kushtoi të vuajturve.
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.  Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.  ./Shqiptarja.com
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu