
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim sfidues me rastin e Ditës së Pavarësisë, u zotua se Ukraina do të vazhdojë të luftojë derisa thirrjet e saj për paqe të dëgjohen.
“Na duhet një paqe e drejtë, një paqe ku e ardhmja jonë të vendoset vetëm nga ne. Ukraina ende nuk ka fituar, por sigurisht nuk ka humbur,” tha Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas, së bashku me bashkëshorten Olena Zelenska, morën pjesë në ceremonitë përkujtimore në Kiev, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, i cili u zotua se vendi i tij do të qëndrojë “krah për krah me Ukrainën”.
Në të njëjtën ditë, u zhvillua një shkëmbim i madh robërish mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa nga Londra, Osloja dhe Stokholmi erdhën njoftime për ndihma të reja ushtarake.
Nga ana tjetër, Rusia akuzoi Kievin për sulme me dronë ndaj objekteve energjetike, përfshirë një zjarr në një termocentral bërthamor në rajonin e Kurskut, akuzë të cilën Ukraina e cilësoi propagandë.
Ndërkohë, mbretërit dhe aleatët perëndimorë i dërguan Ukrainës mesazhe solidariteti, duke theksuar se lufta për liri do të vazhdojë.