
Protesta qytetare e mbrëmjes së sotme në Tiranë mori një drejtim të papritur, kur një grup protestuesish u ndal përpara selisë së Partisë Demokratike dhe lëshoi thirrje kundër opozitës.
Pasi marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt Kuvendit, ku pritën deputetët që dilnin nga seanca parlamentare, protestuesit vijuan drejt Kryeministrisë. Gjatë rrugës, një pjesë e tyre ndaloi para selisë blu, ku pati përplasje verbale me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
View this post on Instagram
“Opozitë e shitur”, ishte një nga thirrjet që dëgjohej nga protestuesit, të cilët akuzojnë partitë opozitare se nuk po përfaqësojnë kauzat e ngritura në protestat e fundit.
Kjo është dita e 19-të radhazi e protestave në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projekteve të kundërshtuara nga aktivistët.






