
Sipas Policisë së Tiranës, nga veprimet hetimore janë identifikuar 20 persona që dyshohet se kanë goditur me sende të forta godinën e Gjykatës së Apelit, duke shkaktuar dëme materiale.
Në përfundim të veprimeve të para, policia arrestoi shtetasit A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç, si dhe një të mitur 16 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 16-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndësh piroteknike.
View this post on Instagram
Policia bëri të ditur se 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit është një tjetër incident i regjistruar gjatë protestave në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me dëmtime të institucioneve dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.






