
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku deputeti Klevis Balliu shihet duke kaluar me vrap lumin e Lanës.
Gjatë ditës, Balla i kërkoi Berishës, përmes një postimi në rrjetet sociale, të tërhiqte deputetët nga protesta.
Ndërkohë, në mbrëmje qarkulloi një video ku pretendohet se protestuesit e kanë larguar deputetin Klevis Balliu nga protesta dhe se, për t’u shpëtuar atyre, ai ka kaluar lumin e Lanës.
Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Balla shkruan:
“O Saaaaali, po të thashë hiqi deputetët nga protesta! Shko merre në Lanë tani Klevis Balliun”, shkruan Balla në postimin e tij.






