
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje dhe emocione nga një aktivitet artistik të zhvilluar në Pashaliman, ku meloditë e grupit “Ritfolk” u rikthyen në një atmosferë unike, falë interpretimit të vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura.
“Nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, sot një platformë e një projekti tërheqës, falë talentit të vajzave e djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, që risjellin meloditë e ‘Ritfolk’ në brigjet e Pashalimanit,” shkroi Rama në postimin e tij.
Eventi, i organizuar në një prej hapësirave më ikonike të historisë ushtarake shqiptare, synon të kthejë Pashalimanin në një qendër të aktiviteteve artistike dhe kulturore, duke kombinuar historinë me artin bashkëkohor.