
Presidentja në detyrë e Kosovës, , ka ushtruar të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Pas votimit, Haxhiu u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar për forcimin e demokracisë në vend.
Ajo deklaroi se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një tregues i shëndetit demokratik të Kosovës dhe ftoi qytetarët që ta zhvillojnë këtë ditë në qetësi, me respekt dhe përgjegjësi qytetare.
Kosova po voton sot për zgjedhjet parlamentare që do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit, në një proces që vjen pas një periudhe të gjatë ngërçi politik dhe institucional.
Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajve, pas proceseve zgjedhore të zhvilluara më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025.
Rikthimi i vendit në zgjedhje erdhi pas dështimit të forcave politike për të gjetur konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe zgjidhjen e krizës institucionale.
Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa institucionet vendore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë po monitorojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.






