Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit gjatë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar, duke refuzuar të marrë pjesë në vijimin e votimeve.

Deputetët e opozitës u larguan në momentin kur seanca po kalonte te propozimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për zgjedhjen e Evis Kushit në postin e nënkryetares së Kuvendit.

Kushi është propozuar për të zëvendësuar Klodiana Spahiun, e cila largohet nga posti në drejtimin e Parlamentit pasi është emëruar ministre e Shëndetësisë.

Pas largimit të opozitës, Kuvendi vijoi procedurat dhe votoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas përfundimit të votimeve, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Kështu, sesioni i ri parlamentar nisi me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës brenda sallës, ndërsa jashtë Kuvendit zhvillohej protesta e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu