Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare në Bruksel falënderoi shtetet anëtare të BE-së. Ai tha se një falënderim të veçantë e ka edhe për presidencën e Hungarisë, duke thënë se kjo presidencë i ka dhënë energji procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë dhe se ka objektiv të saj që më 2027 të hapen negociatat me BE-në. Ai tha se brenda dekadës, Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Europian.

yacht hotel sarande

Kryeministri Edi Rama u shpreh: “Nuk mund të flas hungarisht ende. Jam tepër i lumtur që gjendem këtu. Dy konferencat ndërqeveritare janë falë presidencës hungareze, të ministrit të Jashtëm hungarez, për të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër Bashkimit Europian. Ne kemi shumë punë përpara. Një falënderim edhe për punën e Komisionit Europian, që na mëson si të mbijetojmë me buzëqeshje të madhe. Ne po bëjmë detyrat e shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen më 2027 e anëtarësimi ynë në BE të arrihet brenda dekadës. Europa e bashkuar është e tillë edhe nga vlerat. Shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor.

Më tej Rama shtoi: “E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Evropës dhe është bekim që vendet me histori si e jona, dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dh ekonomi tregu të hapur nuk munden, prandaj kanë më tepër vështirësi. Ndërsa ne e kemi. Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar I BE se sit ë ndërtojë institucionet dhe të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne, do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. Ky bashkëpunim për ta bërë një gjë të tillë, dhe jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me të së shkuarës që ka parandaluar vendin dhe rajonin, dhe shumë vende në BP që të progresojnë aq sa duhet. Thënë të gjitha këto, dhe me bindjen se ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë vendet e BP për të ardhmen e saj. Më duhet të ndaj me ju me sinqeritet që kam mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.”

“Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim, bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët, ne presim, siç e kam thënë që të hapim grupkapitujt, por nuk po e gënjejmë veten, ka për të qenë punë e vështirë, duhet të përmirësojmë çdo hap,. Prandaj e vlerësoj shumë këtë proces. Ndihmon vendin të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Për këtë grupkapitull që kemi hapur sot, nuk është fort e vështirë, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE, sa ipërket diplomacisë, sigurisë. Shqiptarët janë mbështetës për këto politika. Ne duam të martohemi me BE. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim mbrapa, vetëm rrugë përpara. Duhet t’i japim shqiptarëve atë që presin, po e presin me shekuj. Po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, poeti i Rilindjes sonë, ka shkruar që për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon, në perëndim”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu