Përfaqësues të diasporës shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për orën 19:00, e cila shënon ditën e 35-të të tubimeve kundër qeverisë.

Autokolona e tyre përshkoi rrugët e kryeqytetit dhe u ndal fillimisht pranë Komisariatit nr. 3, ku ndodhen të paraburgosur disa nga protestuesit e arrestuar pas përplasjeve të së enjtes para Kuvendit.

Nga jashtë komisariatit, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e të ndaluarve, ndërsa më pas pritet t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet para institucioneve qendrore.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta e kësaj mbrëmjeje do të vijojë me kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu