Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Klodiana Spahiun për detyrën e re si Ministre e Shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka përcjellë urimet më të mira për sukses në një nga detyrat më të rëndësishme dhe sfiduese të qeverisë.

“Shumë suksese Klodi Spahiut në detyrën e vështirë dhe me sfida të mëdha si Ministre e Shëndetësisë. Kam shumë besim se do ta kryejë me besim, empati, shërbim dhe angazhim”, shkruan Balla.

Në mesazhin e tij, ai shpreh besimin se Spahiu do të udhëheqë me përgjegjësi sektorin e shëndetësisë, duke vënë në qendër të punës shërbimin ndaj qytetarëve dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu