Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Agron Shehajn, duke i kërkuar të mos kërkojë mbështetjen e Berishës, por të japë përgjigje për çështjen e vilës së tij në Itali.

“O gono, ku je mo? Paske nxjerrë edhe Saliun, 82 vjeç, në pikë të vapës, në 12 të drekës, vetëm që të të mbrojë. Lëre rehat Saliun tani, mos e përdor si avokat,” është shprehur Balla.

Balla ka theksuar se Shehaj nuk ka nevojë për mbrojtjen politike të Berishës, por duhet të japë një sqarim të thjeshtë: “Gono thuaj, e bleva 2.9 milionë, e shita 15 milionë. Kaq. Vetëm sqaroje: e ke shitur apo jo? Sepse në kadastrën italiane duket sikur nuk e ke shitur.”

Në mbyllje, Balla vijoi me nota ironie “Sqaroje këtë, gono. Flasim prapë të hënën. Fundjavë të mbarë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu