Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke theksuar se tubimet mund të përshkallëzohen papritur dhe të krijojnë rreziqe për sigurinë.

Në njoftimin e publikuar, përfaqësia diplomatike thekson se, megjithëse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, ato mund të shtrihen në zona të tjera të qytetit, përfshirë pranë institucioneve shtetërore, duke sjellë bllokime rrugësh, devijime trafiku dhe prani të shtuar të forcave të policisë.

Ambasada u rekomandon qytetarëve amerikanë të shmangin çdo grumbullim protestues, të monitorojnë mediat lokale për zhvillimet e fundit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në Tiranë.

Gjithashtu, këshillohet që të kenë një plan emergjence në rast përshkallëzimi të situatës, të shmangin shpërqendrimet në vende publike dhe të mbajnë një profil të ulët gjatë lëvizjes.

Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej ditësh dhe autoritetet shqiptare kanë shtuar masat e sigurisë përreth institucioneve kryesore shtetërore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu