Një avion EasyJet me 181 vetë në bord bëri ulje urgjente në aeroportin Fiumicino të Romës pasi ndeshi turbullira ajrore që plagosën dy asistentë fluturimi. Ngjarja që ndodhi të hënën më 19 gusht rreth drekës, tani është nën hetimin e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë e Fluturimit (ANSV) e cila e ka klasifikuar ngjarjen si një “incidet”.
Airbus A320 me pasagjerë britanikë u ngrit nga aeroporti i Korfuzit në orën 12:44 dhe do të shkonte Londër Gatwick. Menjëherë pas hyrjes në hapësirën ajrore italiane, fluturimi 8210 EasyJet hasi në turbullira në orën 13.01: në atë kohë avioni ishte në 8,58 metra lartësi dhe udhëtonte me 779 kilometra në orë. Hetimet e ANSV-së do të duhet të përcaktojnë nëse ishte një ngjarje e papritur — apo e lajmëruar në radar.